Djali i Bidenit shpallet fajtor për tri akuza, mund të dënohet deri në 25 vjet burgim

Hunter Biden, djali i presidentit të SHBA-së, Joe Biden, është shpallur fajtor për tri akuza, dy për deklarime të rreme dhe një për posedim të paligjshëm të armëve.

Biden, sipas prokurorëve, ishte tejet i varur nga droga kur e bleu revolen e tipit “revolver” në vitin 2018 dhe se qëllimshëm ishte përgjigjur me “jo” në pyetjen nëse ishte përdorues i drogës në një formular federal.

Djali i Joe Bidenit mund të përballet me një dënim prej 25 vitesh burgim, mirëpo siç shkruan Associated Press, shkelësit e këtij ligji për herë të parë nuk i afrohen maksimumit të dënimit.

Megjithatë, gjyqtarja Maryellen Noreika nuk e ka caktuar datën e shqiptimit të dënimit për djalin e presidentit të ShBA-së, Joe Biden, i cili tha se e pranon rezultatin.

“E pranoj rezultatin e kësaj çështje dhe do të vazhdojë të respektojë procesin gjyqësor. Jill dhe unë do të jemi gjithmonë aty për Hunterin dhe pjesën tjetër të familjes sonë me dashurinë dhe mbështetjen tonë. Asgjë nuk do ta ndryshojë kurrë këtë”, tha Biden.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews