Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka dënuar me gjobë Koalicionin për Familje me 5000 euro pas ankesës së bërë nga organizata joqeveritare “CEL Kosova dhe Dylberizmi”.
Për këtë dënim nga PZAP-i ka reaguar, Visar Korenica, kandidat për deputet nga Nisma për Familjen i cili ka qenë i ashpër me deklarimin se “Pash të Madhin Zot a mendoni që mundeni me na ndalë?”.
Korenica ka vazhduar të ritheksoi zotimet e partisë që përfaqëson, duke thënë se “ska martesa burrë me burrë, ska martesa gru me gru, ska tjetër gjini përveç mashkull dhe femër”/
“Pash të Madhin Zot a mendoni që mundeni me na ndalë?!
Ska martesa burrë me burrë, ska martesa gru me gru, ska tjetër gjini përveç mashkull dhe femër.
Ka Babë, ka Nanë, ka Gjyshe, ka Gjysh.
Familja e shëndoshë natyrale ka qenë e ka me mbet i vetmi institucion i njohur në këtë vend”, ka shkruar Korenica.