Dallas Mavericks kanë triumfuar në ndeshjen e tretë ndaj Minnesota Timberwolves me rezultat 116:107 duke bërë një hap të madh drejt finales së madhe të NBA.
Mavs tani kanë ngritur epërsinë në 3-0 në përballje me Timberwolves dhe janë vetëm një fitore larg finales.
Slloveni Luka Doncic zhvilloi një ndeshje brilante duke e mbyllur me 33 pikë, shtatë kërcime dhe pesë asistime.
Ndërkohë Kyrie Irving shtoi të njëjtin numër pikësh me katër asistime dhe tre kërcime.
Për Timberwolves, Anthony Edwards ishte më i miri me 26 pikë dhe nëntë kërcime dhe asistime, i ndjekur nga Conley me 16 pikë dhe katër asistime.
Ndeshja e katërt është planifikuar në Dallas kur Mavs do të kenë një shans për të kaluar në finalet e mëdha të NBA./GazetaPuls