Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për hapjen e urës mbi lumin Ibër.
Çitaku në konferencë për media theksoi se Kosova në koordinim me aletatët ndrëkombëtarë ka fituar beteja edhe më të mëdha poltiike, sesa hapja e urës së Ibrit.
Por që kjo të ndodhë shumë shpejtë sekretarja e PDK-së, tha se kryeministri Kurti do të duhet të koordinohet me aleatët.
“Kosova në koordinim me aleatët ka korrur suksese shumë më të mëdha, sesa hapja e një ure, e cila është e hapur për qytetarët, qarkullimi është i mbyllur vetëm për automjete. Kjo është një betejë shumë e vogël, simbolike të cilën jam e bindur që nëse kryeministri tregohet i matur dhe koordinohet me aleatët mund të arrihet shpejtë”, tha Çitaku.
Ndryshe dje, kryeministri Kurti tha se hapja e urës duhet të bëhet por që nuk do të befasohen as partnerët, miqtë dhe aleatët evropian e amerikanë. Ai ka shtuar se nuk duhet të zvarritet pafundësisht vendimi për hapjen e Urës.