Cilat janë pasojat e “shtizave” të vonuara Presidencë – Qeveri?

Një konflikt verbal mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Donika Gërvallës i filluar me draft statutin e asociacionit në Këshill të Evropës, ka marr epilog përmbyllës me këngët e Dafina Zeqirit ,“llafe-llafe…” dhe “mjeshtër i mashtrimeve”.

Gjuajtjet e “shtizave” mes Gërvallës nga sheshi i koncertit dhe Presidentes nga mbledhja me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve nga presidenca, kanë shpërfaqur konfliktin ndërinstitucional Presidencë – Qeveri, duke treguar se ka diçka që nuk shkon si duhet, e kjo diçka nuk është hiç më pak se dy institucionet ekzekutive të shtetit, nuk i kanë punët mirë mes vete.

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani është kritikuar aq shpesh për “politikë të butë”, karshi Qeverisë Kurti, ndërkohë që kryeministri me kabinetin qeveritar, veçmas në politikën e jashtme me Gërvallën, është vlerësuar të kenë bërë aq shumë gabime.

Gjatë gjithë mandatit të qeverisë aktuale, zëri i Presidentes Osmani në raport me prishjen e marrdhënjeve me SHBA-në nuk është dëgjuar dhe lidhur me këtë është thënë aq shpesh nga opozita, mediat dhe analistët se “Presidentja nuk po e ushtron rolin e saj kushtetues”.

Deri më tani, është hera e dytë që presidentja ka reaguar me plot gojën dhe kjo ka ndodhur kur kryetarja e listës “Guxo” nga partia e saj dhe shefja e politikës së jashtme Donika Gërvalla ka hyrë në “pronën presidenciale” duke shkelur kushtetutën në rastin e Këshillit të Evropës për dorëzimin e draft statutit të asociacionit, duke luajtur rolin e presidentes.

Hatërmbetja e presidentes nga ky veprim ka qenë edhe më e madhe kur Donika Gërvalla, nuk ka marrë qortimin e shefit Albin Kurti, një fakt që dëshmon se hilja ndaj Presidentes Osmani është bërë me dashje të plotë nga Qeveria.

Krejt kjo lojë shtizash ka shpërfaqur të dhëna se në vijën institucionale Presidencë – Qeveri, ka ekzistuar një konflikt i cili është ndezur herë pas here, por që Presidentja Vjosa Osmani, nuk i ka bërë publike në masën e duhur sa herë ka qenë nevoja.

Osmani ka folur vetëm kur qeveria ka ndërhyrë në kompetencat e saj presidenciale, por e vërteta është se për arsye të mospërfilljes së aleatëve perëndimorë në raport me problemet në veriun e vendit.

Kosova ka marrë ndëshkime sistematike dhe në fund edhe sanksione të cilat janë akoma në fuqi dhe nuk ka dritë në fund të tunelit për heqjen e tyre.
Zëri i Presidentes Osmani nuk është dëgjuar sa duhet as në raport me dialogun në Bruksel dhe Ohër për aneks marrveshjen Kurti – Vuçiq kur është hapur paketa e negociuar më herët për targat dhe dokumentet e udhëtimit, hapja e të cilës tani ka prodhuar skandalin me pasaportat serbe për Kosovën që shkel sovranitetin e shtetit.

Presidentja deri më tani është parë më shumë në udhëtime jashtë vendit dhe në imitim të ish presidentit Hashim Thaçi në shpërndarjen e mirënjohjeve dhe meritave e dhuratave .

Presidentja pak e hiq, ka reaguar ndaj qeverisë edhe kur ka mund ta thotë fjalën nga roli presidencial dhe krejt kjo është vlerësuar se presidentja është në gjunjë nga qeveria si e kujdesshme se numrat solidë për përmbysjen e saj mund të vien në shprehje.

Presidentja shpesh është munduar ta rehabilitojë Kurtin me vizitat zyrtare në SHBA, duke folur në emër të tij aty ku Kurti nuk e kishte mundësinë të fliste.

Shtizat që po dalin tani, ndonëse janë të vonuara, llogariten të mirëseardhura, pasi procesi drejt zgjedhjeve të reja po ofrohet gjithnjë e më shumë dhe në ndarjen e “shapit nga sheqeri”, presidentja s’mund ta mbulojë gjithnjë Kurtin në Amerikë dhe në instancat institucionale perëndimore ku e thonë fjalën më të mirë për shtetin e Republikës së Kosovës.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews