CEFTA pa Kosovën, nëse Qeveria Kurti s’ka përgjigje pozitive

Kanë dalë  ide të reja rreth paqartësisë së vendimit të Kosovës për zhbllokim të CEFTA-s, ose vazhdim nën masa  të status cuosë aktuale.

Gjërat do të qartësohen  më shumë në takimin e thirrur  në Beograd, ku Serbia si  kryesuese e marrëveshjes së Komitetit të Përbashkët të organizatës për Protokoll shtesë,  pret miratimin e 10 rekomandimeve.

Nga Berlini kanë thënë të kenë ofruar favore  duke hequr UNMIK-un nga logoja dhe duke e vënë Kosovën në  listën CEFTA, në këmbim të zhbllokimit .

Në Serbi po e konsiderojnë si shumë të rëndësishme Kosovën  për siç është thënë, shkaku përfitues i serbëve të veriut nga mallrat e Serbisë që tani janë nën bllokadë nga masat e Kosovës.

Emisari për Ballkanin Perëndmior Manuel Sarrazini, ka bërë të qartë se nëse Kosova  refuzon  ofertën gjermane, CEFTA  do të vazhdojë me shtetet tjera të rajonit pa Kosovën.

Qarkullimi i mallrave  brenda shteteve të  kësaj organizate do të sjellin relaksim politik në Ballkanin Perëndimor, por izolimi i Kosovës do t’i kushtojë shumë Qeverisë Kurti.

BE dhe  liderët politikë të saj e ndërlidhin  suksesin e  zgjedhjeve të 9 shkurtit me  pjesëmarrjen e Kosovës në  CEFTA.

Deri më tani Kosova ka pasur probleme brenda organizatës pasi përfaqësimi me logon e UNMIK-ut si zot shtëpie, ka qenë në shpërputhje me ecjen e Kosovës  në  një çerek shekulli pas luftës.

Serbia lidere ekonomike në rajon, mban primatin e shtetit  që pritet të realizojë profitin më të madh  brenda  qarkullimit të mallrave, derisa eksportet e Kosovës kanë pasë probleme për shkak të pengesave të Serbisë.

Kosova importon qindra milionë euro nga rajoni dhe eksporton vetëm pak milionë euro  mall në rajon./Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews