Edmond Lajçi ka pranuar fajësinë për vrasjen e gruas së tij Gjyljeta Ukellës, në prill të këtij viti.
Ai në seancën fillestare të martën në Gjykatën Themelore në Pejë, u kërkoi falje familjarëve të viktimës.
“Fajtor… faktikisht unë jam që nja 10 vjet si i mbyllur në burg, jashtë prej jetës, prej gjithkujt, prej gjithçkafit”, deklaroi i akuzuari, raporton Betimi për Drejtësi.
“I kërkoj falje familjes së të ndjerës për veprimet”, u shpreh tutje ai.
Prokuroria Themelore në Pejë, më 19 nëntor 2024 ka ngritur aktakuzë kundër Edmond Lajqit, i cili akuzohet se më 16 prill 2024 ka vrarë bashkëshorten e tij në Pejë.
Në dosjen e Prokurorisë të siguruar nga Betimi për Drejtësi, thuhet se Lajqi akuzohet për vrasjen e gruas së tij, i cili pas aktit të kryer ishte paraqitur vetë në polici duke iu thënë “e vrava gruan dhe çoje një patrullë të Policisë”.
Vërejtje:
Personi i përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohet i pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.