Bota përgatitet për fituesin presidencial në SHBA

Evropa po përgatitet  për fitoren e Trump në zgjedhjet 5  nëntorit të këtij viti në një betejë politike ku gjatë gjithë kohës elektorale distanca mes Republikanit Trump dhe Demokrates  Harris, është shumë e ngushtë.

Në dy vitet e fundit, Evropa po kalon një tranzicion të ashpër politik duke shkuar në  favor të politikave pro ruse, si ideologji të djathta ekstreme. Në zgjedhjet e Parlamentit Evropian,  fitoi krahu i ekstremit të djathtë i cili dominoi edhe në zgjedhjet  Francës dhe gjithashtu shenja të qarta në shumë  shtete tjera po mbretëron frymë e tillë, apo ajo tashmë veç është deklaruar përmes votës në shumë shtete të BE-së.

“Partia proruse ka fituar zgjedhjet në Gjeorgji ( Gruzi.) Partia proruse ka dalë e treta sot në Bullgari. Qeveritë në Hungari e Sllovaki janë proruse. Ne Austri ka luhatje proruse. BRICS po zgjerohet e po kreshperohet. Simbolika e tërë kësaj tendence ishte kur Bajdeni iu drejtua Zelenskit me “zoteri Putin.” Ndersa, Bashkimi Evropian po mat e ç’mat si terzia pa penj. Kjo shihet më së miri në Ballkan në stilin ” shko e eja si Hasan Peja.” Prandaj punët po duken keq. Me gjasë janë edhe më keq se sa që duken. Ndërsa, ajo që është e  sigurt  dhe që dihet  është se Serbia është shtet vasal i Rusisë”, ka  thënë Profesori dhe analisti politik e  ish-themeluesi i LDK-së Milazim Krasniqi .

Blloku politik i aleancës perspektive BRICS, i themeluar mes superfuqive të reja si India dhe Kina, Brazili dhe Rusia, Afrika Jugore, Irani, Egjipti, Emiratet e Bashkuara dhe shumë shtete në pritje të anëtarësimit  si Argjentina, Serbia dhe një varg shtetesh që shohin perspektivë ekonomiko-ushtarake, po shndërrohet në traktat  me ndikim në botë, duke investuar miliardë valuta të vlerës botërore në një realitet që i qëndron  karshi SHBA-së.

Blloku BRICS dhe  sllavët po presin fitoren e presidentit Trump në Amerikë, duke përgatitur terren për  bashkëpunim në të gjitha fushat, por ajo që mbetet  me interes  për Evropën është konfuziteti rreth luftës Rusi-Ukrainë.

Përsa u përket luftërave, nëse vjen  Trump në pushtet, ajo që dihet është se lufta në Linjen e Mesme do të intensifikohet edhe më shumë nga Izraeli, sepse Trump  është ithtar  i  madh izraelit .

Në rast të fitores së Trumpit në Amerikë,  financat  amerikane drejt Ukrainës, pritet të ndalen, ashtu sikur edhe ndihmat ushtarake dhe logjistike që nuk do të binin në dorë të Ukrainës.

Ndryshimi i realitetit në luftën Rusi-Ukrainë, mund t’i jep përparësi  fitoreje ruse dhe zgjerim të Rusisë në ish shtetet e Bashkimit Sovjetik.

Analistët  perëndimor thonë se nëse demokratja Harris fiton në zgjedhjet e 5 nëntorit, bota nuk do të ndryshojë shumë në pikëpamjet e organizimit  nga kjo që duket sot, sepse politikat e demokratëve janë  të njohura dhe të pranueshme për një botë  ku fiton demokracia dhe liria.

Por, nëse fiton Trump, bota  mund të hyn në labirinthe me shumë të panjohura.

Në intervistat e fundit televizive me Trump, analistët  kanë numëruar mbi 32  gënjeshtra të pastërta të ish presindetit Donald Trump, të cilat shtrihet mes  premtimeve të vjetra elektorale të cilat më nuk janë adekuate për  zhvillimet globale .

Fitorja e krahut  të djathtë esktrem në Evropë, po përgatitet të punojë me Trump të cilin e sheh si fitues, për  të paktën tri arsye:

Një se deri tani asnjë kandidate femër nuk i ka fituar zgjedhjet në SHBA, dy se kandidatja me ngjyrë nuk është më e pëlqyera  amerikane dhe tre  se jeta me migrantët enormë në SHBA, të cilëve Trump u ka shpallur luftë,  janë përparësi themelore në zgjedhjet e 5 nëntorit./Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews