Boston Celtics mposhtën bindshëm Indiana Pacerc me rezultat 126:110 në ndeshjen e dytë të finaleve të Konferencës Lindore.
Jaylen Brown i udhëhoqi ata drejt fitores me 40 pikë, pesë kërcime dhe dy asistime, ndërsa Jayson Tatum dhe Derrick White shtuan nga 23 pikë secili.
Te Indiana, Pascal Siakam ishte më i miri me 28 pikë, pesë kërcime dhe dy asistime, dhe Andrew Nembhard shtoi 16 pikë me pesë asistime dhe dy kërcime.
Tani seria kalon në Indiana, ku Pacers do të përpiqen të barazojnë rezultatin në dy ndeshjet që do t’i luajnë para tifozëve vendas./GazetaPuls