Bislimi takon shefin e Zyrës së BE-së në Prishtinë, diskutohet dialogu Kosovë – Serbi

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, priti sot në takim shefin e ri të zyrës së BE-së në Prishtinë, ambasadorin Aivo Orav.

Në komunikatën e lëshuar për media thuhet se në takim u bisedua mbi marrëdhëniet midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian, lidershipi i ri pas zgjedhjeve evropiane, bashkëpunimi ndërinstitucional, qeverisja dhe progresi i Kosovës në demokratizim, sundim të ligjit, politikat energjetike dhe reformat ekonomike.

Bislimi theksoi angazhimin e Kosovës për të vazhduar reformat e nevojshme që do të avancojnë pozitën e saj drejt marrjes së pyetësorit para statusit kandidat të BE-së dhe konfirmoi angazhimin në përmbushjen e reformave nga Plani i Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor 2024-2027 që arrin shumën 6 miliardë euro.

“Nga kjo shumë, dy miliardë janë në formë granti, ndërsa katër miliardë euro janë në formë kredie me këste shumë të favorshme. Qëllimi kryesor është mbështetja për harmonizimin e partnerëve nga Ballkani Perëndimor me vlerat, ligjet, rregullat, standardet, politikat dhe praktikat e BE-së, me qëllim të anëtarësimin e ardhshëm në BE. Për të marrë mbështetje në kuadër të këtyre instrumenteve, vendet e rajonit duhet të përgatisin një agjendë reformash për të arritur qëllimet”, thuhet në komunikatë

Sipas BE-së, Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive me progres të matshëm dhe rezultate të prekshme në normalizimin e marrëdhënieve të tyre me qëllim zbatimin e të gjitha detyrimeve që dalin nga marrëveshja për rrugën drejt normalizimit dhe aneksi i zbatimit, si dhe të gjitha marrëveshjet e mëparshme për dialogun dhe t’iu bashkohen negociatave për marrëveshjen gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews