Bislimi për rastin e Faton Hajrizit: I kushtojmë zero rëndësi propagandës së Ivica Daçiqit

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka reaguar ndaj propagandës së ministrit të Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiq, lidhur me rastin e Faton Hajrizit, i cili dyshohet për vrasjen e një polici dhe plagosjen e një tjetri në Lloznicë të enjten.

Bislimi ka thënë se Serbia po përpiqet të manipulojë me një pasaportë të gjetur dhe po ndërtonte një histori përtej faktit të thjeshtë.

Ai gjithashtu ka theksuar se Hajrizi, për Kosovën, është kriminel i dënuar dhe nuk përfaqëson qeverinë e Kosovës, ndryshe nga Serbia që e sheh si hero personin e ngjashëm në histori.

Bislimi ka shtuar se diskutimi duhet të fokusohet në rëndësinë e faktit që një person që po ikte nga burgu në Kosovë kishte opsione të sigurta të shpërnguljes drejt Shqipërisë, ndërsa ka zgjedhur të kalojë nëpërmjet Serbisë, e cila për shqetësime të tilla ka mbrojtjen më të mirë.

“Ne nuk kemi konstatime. I gjithë konstatimi, e gjithë storja me të cilën po manipulojnë tani më shumë se 24 orë është një pasaportë e gjetur. Dhe mbi një pasaportë është ndërtu një roman. Që kjo pasaportë i takon një personi, ai ka ikë nga burgu… pjesa tjetër përtej pasaportës është produkt i makinerisë propaganduese të Beogradit me në krye Ivica Daciqin. Mendoj se duhet të shihet si e tillë. Për Kosovën, personi që ka ikë është person i dënuar për vepra penale, është kriminel dhe vendin e ka prapa grilave”, tha ai në KTV.

“Në sytë e Kosovës ai është kriminel dhe në narrativen kosovare krimineli e ka vendin në burg. Por ajo që mendoj që nuk po diskutohet dhe do të duhej të diskutohej përtej propagandës që po e shpërfaqë Serbia është fakti që kur ky person ka dalë nga burgu, ka ikë nga burgu dhe ka trajtuar opsionet për ikje në një vend të sigurt dhe mos harroni ai ka thënë jam në një vend aq të sigurt sa nuk mund të më gjeni kurrë. Ai ka pas opsionin e ikjes drejt Shqipërisë. Ne me Shqipërinë kemi kalimin e integruar të kufirit që është kalim i lehtësuar i kufirit, kemi shumë zona ku kalimi bëhet i lehtë dhe nuk kemi asnjë bazë ushtarake. Në anën tjetër e kemi Serbinë, vend armik që i ka 48 baza dhe është kufiri të cilin Serbia e ruan më së miri nga të gjithë kufijtë e vet”.

“Kufiri mes Kosovës dhe Serbisë ruhet më mirë sesa kufijtë e Ukrainës me Rusinë ose tjerë dhe tash cila është logjika që një person i cili po ikë nga burgu po kërkon dalje të sigurt nga Kosova e zgjedh kufirin më të rrezikshëm si më të sigurtin për të. Kjo tregon se Serbia e meriton atributin e një vendi të sigurt për kriminelë për arsye se e ka marrë emrin e një strehe të kriminelëve, por kjo është me rëndësi që duhet të diskutohet. Aty përfundon storja pastaj për neve. Ai nuk përfaqëson Qeverinë e Kosovës, nuk ka pas as promovim, as sponsorizim siç për shembull ka pas Radoiçiqi, as trajnim të ushtrisë në Kosovë siç kanë pas trupat e Radoiçiqit, as armatim të kompanive tona të armëve sepse nuk i kemi. Ky është dallimi mes Kosovës dhe Serbisë. Ai në Kosovë trajtohet si kriminel, Radoiçiqi në Serbi trajtohet si hero i luftës. A ka mundësi që në këtë narrativë me i pa edhe deklaratat e Daciqit”, ka deklaruar Bislimi.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews