Bërnabiq: Masat për Kosovën sa më shpejt të diskutohen në parlamentin e Serbisë

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, tha sot se rregulloret në lidhje me masat për siç tha “mbështetjen e popullit serb të iniciuara nga presidenti Aleksandar Vuçiq do t’u prezantohen deputetëve sa më shpejt që të jetë e mundur”.

“Na pret shumë punë deri në Vitin e Ri. Është një grup ligjesh jashtëzakonisht i rëndësishëm që duhet të pasqyrojë të gjitha masat ndaj Kosovës, gjegjësisht masat për të mbështetur popullin tonë në Kosovë të iniciuara nga presidenti Vuçiq. Ne do të debatojmë atë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ajo.

Sipas saj, sapo ato ligje dhe vendime të konfirmohen nga parlamenti dhe t’i jepet “drita jeshile” Qeverisë së Serbisë që t’i zbatojë ato masa, kjo do të ndikojë drejtpërdrejt në jetën e serbëve në Kosovë

Shpallja e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës, kthimi i serbëve në Policinë e Kosovës dhe gjyqësor, si dhe tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga rajoni i veriut, kanë qenë disa prej kërkesave kryesore që pati përmendur presidenti serb Aleksandar Vuçiq më 13 shtator. /KO

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews