Deputeti nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha ka thënë se gjendja në FSK është mizerje.
Sipas tij, sot më mirë është të punosh kamarier sesa ushtarë i FSK-së, kjo për shkak të kushteve të shërbimit.
“Gjendja në ushtri është mizerje, është tmerr, është më mirë të jesh kamarier sot se ushtarë për kushte të shërbimit, në kushte të shërbimit hyn, unifroma, trajnimi, pajisja arma, ushqimi, paga, mirëqenja familjare, siguria e familjes,“ – ka thënë Berisha në tëvë1.
Tutje, Berisha theksoi se ditëve në vijim ushtarët do të detyrohen të marrin ushqim në qantat e tyre. Sepse sipas tij, të hënën përfundon kontrata e një kompanie që sitlle ushqimin në FSK.
“Të martën ushtarët duhet me e marrë bukën në qanta“ – “Kjo është Ministrja, dhe kta pse, për kontrata korruptive një burimore“ – theksoi ai.
Më tej, Berisha ka treguar një histori për mungesën e unifromave dhe çizmeve të ushtarëve.
“Kemi vizituar njësin në Babaj të Bokës në stërvitje paradefenderit, vizituam në kampe ushtarët dhe kur u futëm brenda ushtarët e kanë princip me u ngrit në këmbë..u ngritën të gjithë në këmbë por smujshin me vepru si ushtarë, pse, se ishin me pantollë të shkurtë, sepse i kishin zhvesh uniformat dhe çizmet i kishin la dhe i thajshin për të nesrmën“ – deklaroi Berisha në Tëvë1.
Deputeti i PDK-së, theksoi se ushtarët duhet të kenë uniforma rezervë.
“Ushtari duhet të ketë uniforma rezervë, ushtari s’guxon me kanë i zhveshur nga uniforma“, ka thënë Berisha.
Berisha në emisionin “Info Nata“ në Tëvë1, akuzoi Qeverinë për gënjeshtra, teksa tha se që katër vite për FSK-në nuk janë blerë as unifroma e as çizme.
“Në ushtrinë e Kosovës , përjashto ata që i dërgojnë në misione, në trajtime, duhet me shku si Enver Hoxha që t’a ka qitë një ekip kanë pritë me të kriju fotografi të mirë e stkan lënë me pa sketerrin në Shqipni, por ka 4 vite që nuk janë blerë as uniforma as çizme“ – tha Berisha.
“Po rrejnë, marrë pergjegjësi publike, po rrejnë, s’kanë ble as uniformë as çizme, po rrejnë“ – shtoi ai.