Ballkani do të luaj për herë të tretë radhazi në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Kampioni në fuqi i Kosovës për herë të parë do të jetë në grupin e skuadrave favorite.
Suharekasit ndodhen në Grupin 1 në vazon e skuadrave favorite së bashku me Slovan Bratislavan, Borac Banja Lukan, TNS dhe Lincoln Red Imps.
Ndërkohë në këtë Grup në vazon e skuadra jo favorite ndodhen tre skuadra të tjera shqiptare ku mund të luaj njëra nga to me Ballkanin.
Hamrun Spartans (Malta), FC Struga (Maqedoni e Veriut), FK Deçiç (Mali i Zi), KF Egnatia (Shqipëri) dhe UE Santa Coloma (Andorra) janë kundërshtarët e mundshëm të Ballkanit në rrethin e parë kualifikues.