Bajrami: Pagat u rritën dy herë, 50% për kabinetin qeveritar dhe 6.8 euro për sektorin publik

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, duke thënë se gjatë mandatit të Qeverisë, pagat janë rritur për kabinetin qeveritar 50 për qind, dhe 6.8 euro në fund të mandatit për sektorin publik.

Përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka thënë se secili që flet për shifra në ekonomi, dhe injoron inflacionin, gënjen.

“Norma mesatare e rritjes së çmimeve gjatë këtij mandati është 22%, por produktet që na duhen për konsum për çdo ditë kanë pasë ngritje të çmimit mbi 50%.

Për plot gjëra Qeveria edhe mund të manipuloj me statistika, por janë disa gjëra me të cilat askënd s’mund ta mashtroni, për shembull për çmimet dhe pagat, sepse secili qytetar e din sa e merr pagën dhe gjithashtu e din se çka mund të blej me atë pagë sot.” – ka shkruar ajo.

Në fund, Bajrami ka thënë:

“Por po e përseris, Qeveria Kurti me të marrë mandatin i ka rritë pagat për Kryeministrin, ministrat, zavëndësministrat, këshilltarët politik, asistentët dhe shoferët e tyrë për hiç më pak se 50%, kjo natyrisht se ka pasë ndikim në të dhënat e ASK-së”.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews