Hykmete Bajrami i ka reaguar Ministrit të Financave, Hekuran Murati, duke thënë se ka ngelur tek Ura e Badovcit, dhe rreth asaj se në qeverisjet e kaluara “me gjasë ka pasur propagandë”, deputetja e LDK-së tha se inflacionin po mundohen me shitë si luftë kundër kontrabandës.
Deputetja e LDK-së tha se as Ministri Murati e as Kryeministri Kurti s’po përmendin fare ngritjen e çmimeve.
Ajo tha se VV ka ardhur në pushtet duke premtuar se do t’i lirojnë faturat e rrymës, por ato veçse janë shtrenjtuar, ndërsa në fund tha se është në gjendje të rrijë në foltore të Kuvendit 24 orë për ta demantuar çdo referencë apo dokument të tij.
“Ke ngel te Ura e Badovcit 34 metra, kush është duke të penguar? Cila Gjykatë Kushtetuese? Edhe tjetra që thua “me gjasë ka pas kontrabandë”. Inflacionin e kësaj qeveri po e shet si luftë kundër kontrabandës a?”
“Asnjëherë, as ju as Kryeministri nuk e përmendet ngritjen e çmimeve, 22 për qind janë ngritur çmimet në mesatare, por çmimi i bukës 50 për qind. Ke ardh në pushtet tu premtu se ke me i liru faturat e rrymës. Keni dështuar, nuk mundesh sot me shitë propagandë. Për secilin argument që e thu, qëndroj 24 orë në foltore me referenca me dokumenta tua të demantoj. Mjaft propagandës”, tha Bajrami në Kuvend.