Avdyli ia rikujton Abdixhikut një deklaratë të Edi Ramës

Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka rikthyer një deklaratë të Lumir Abdixhikut kundër kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, gjatë kohës sa kryetari i LDK’së ushtronte funksionin e deputetit të Kuvendit të Kosovës.

“Edi Rama nuk ka jetuar në Jugosllavi; por kemi jetuar ne të gjithë. Prandaj bën mirë të rri sepse nuk kupton – nuk di. Nga naiviteti apo apetiti për protagnoziëm, pak ka rëndësi, ai vazhdon të dëmtojë subjektivitetin e Kosovës në çdo iniciativë rajonale të tij”, deklaronte atëbotë tash kryetari i LDK’së.

“Kur nënshkruanin marrëveshje për autostradën Nish-Durrës me Aleksandrin, mikun e tij, e anashkalonin të dy Kosovën në tërësi. Thuajse kjo autoudhë nuk kalonte nga ne hiç.

– Kur flitej për vendosje kufiri shqiptaro-serb dhe me këtë zhbërje të shtetësisë, ai e promovonte këtë ide si alternativë të mirë.

– Tash, sërish, të dy, ideojnë marrëveshje për krijimin e mini-Jugosllavisë; sërish, por jo për rastësi, pa hesapuar mendimin e Kosovës si shtet në këtë iniciativë.

Secili naiv pjesëmarrës në këtë rrugëtim, duhet ta kuptojnë se mospjesmarrja e Kosovës në çdo iniciativë është pikërisht çfarë Serbia pretendon tash e sa kohë: mosekzistencën tonë. Për ta s’jemi; por për Shqipërinë duhet të jemi patjetër si mendim e si vendim padallim. Relacionet e Shqipërisë me Serbinë kapërcejnë nëpër Kosovë.

Unioni Doganor Ballkanik e mini-Jugosllavia e re janë të vdekura pa lindur hiç”, thoshte Abdixhiku.

Abdixhiku, atëkohë vetëm anëtar partie, përmes këtij reagimi përvijonte qëndrimin e kryetarit të atëhershëm të LDK’së, Isa Mustafës. Mustafa e kishte quajtur “mini-Shengenin ballkanik” si “Jugosllavia e re”.

“Në shiqim të parë duken projekte atraktive, por në esencë qojnë në një Jugosllavi të re, me Shqipërinë e pa Kroacinë dhe Slloveninë. Janë ide që nuk i kemi përkrahur sa e kemi drejtuar qeverinë dhe nuk do ti përkrahim si Lidhje Demokratike e Kosovës, as në pozitë dhe as në opozitë. Ashtu siç nuk përkrahim ndryshimin e kufijve shtetëror të Kosovës”, deklaronte pos tjerash Mustafa.

Deklarata e Abdixhikut është kthyer në të njëjtën ditë kur ai ka ftuar kryeministrin Rama për pjesëmarrje në konferencën ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi” në Kosovë.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews