Trepça Sh. A. është para falimentimit, thonë burime ekspertësh nga fusha minerare dhe të njëjtën e kanë puhuar edhe burime nga AKP, kur kanë folur rreth pronave të ndërmarrjes në Trepça në Kopaonik, për të cilat thonë se menagjohen nga një komision ndërministror dhe drejtori i ndërmarrjes të cilët i raportojnë direkt Kryeministrit.
Zyra Kombëtare e Auditorit në një kontroll gjatë vitit të kaluar ka evidencuar mangësi zbatimi të rregullores interne të punës konform të cilës 25 punonjës posedojnë kontrata tjera të punës në raport me punën që e bëjnë ata.
“Gjatë auditimit të personelit në Njësinë Biznesore në Stan Tërg kemi vërejtur mangësi”, thotë raporti dhe precizon:
“Kemi identifikuar se 25 punonjës të cilët me kontrata janë të sistemuar në një vend pune të caktuar gjatë vitit 2023, ata kanë punuar në një vend tjetër pune në kuadër të njësisë biznesore.
Po ashtu janë identifikuar mangësi sa i përket pozitave të punës, 21 punonjës mbajnë pozita të cilat nuk janë të parapara me rregulloren për sistematizim”, konfirmon raporti.
Në po këtë raport për sa u përket pagesave të të pensioneve të parakohshme thuhet se ndërmarrja ka realizuar 288 pensione të parakohshme në vlerë totale prej 70.550 eurosh, duke u bazuar në një vendim të vitit 2006.
240 punëtorë që kanë marrë pensione nga ndërmarrja, kanë marr pensin mujor të parakohshëm nga Minstria e Mirëqenies Sociale “, thotë raporti.