Greqia ka akuzuar Qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut për shkeljen e Marrëveshjes së Prespës për emrin e shtetit, duke shprehur shqetësim se kjo mund të pengojë anëtarësimin e Shkupit në Bashkimin Evropian në të ardhmen.
Kryeministri i ri maqedonas nga VMRO DPMNE, Hristijan Mickoski, ka kundërshtuar emrin e ri të shtetit, duke e quajtur të “turpshëm”.
Marrëveshja e vitit 2018, e nënshkruar nga qeveria e mëparshme e qendrës së majtë, lejoi Maqedonisë së Veriut të bëhej anëtare e NATO-s.
Megjithatë, kryeministri Mickoski, pasi bëri betimin si kryeministër, ka filluar të përdorë emrin zyrtar të shtetit.
Presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova, gjithashtu ka nxituar debate pasi ka përdorur emrin Maqedoni gjatë betimit si presidente, duke e justifikuar atë si një “të drejtë njerëzore”.