Është arrestuar një mashkull shqiptar që dyshohet se kishte tentuar të vras një person më 8 qershor, në Lajqiq të Kamenicës.
Policia e Kosovës ka kryer kontroll edhe në shtëpinë e të dyshuarit ku sekuestruan pushkë gjuetie me leje dhe fishekë.
“Lajqiq, Kamenicë / 08.06.2024-16:30. Lidhur me rastin, pas hetimeve të zhvilluara me 19.06.2024 është arrestuar i dyshuari kosovar dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie (me leje), dy fishekë cal-12 GA, dhe pesë(5) fishekë cal-7.62×29 mm.”, thuhet një njoftim të Policisë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Telegrami.co/