Një kadet i Policisë së Kosovës është arrestuar sot, nën dyshimin se ka dhunuar një vajzë të mitur në Lipjan.
Zëdhënësi i Inspektoratit të Policisë së Kosovës, Arbër Beka ka konfirmuar për Telegramin, duke theksuar se ndaj të njëjtit është lëshuar aktvendim për caktimin e masës së ndalimit për 48 orë.
“Hetuesit e IPK-së janë njoftuar nga Policia lidhur me këtë rast. Me të pranuar njoftimin kanë shkuar në Stacionin Policor Lipjan DRP-Prishtinë, dhe kanë ndërmarrë veprimet fillestare hetimore për të cilat është njoftuar Prokurori i Shtetit (prokurori kujdestar). Pas prezantimit të të gjeturave të hetimit deri në atë fazë të hetimit, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar të dyshuarin (kadetin policor), për të cilin Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim për caktimin e masës së ndalimit për 48 orë me dyshimin e kryerjes se veprës penale “Dhunimi” nga neni 277 të KPRK-së. Si pjesë e procedurës është njoftuar AKSP dhe PK”, tha ai./telegrami.co./