Arben Mustafa i PDK-së: Kosova ka nivelin më të ulët të pagave në rajon

Arben Mustafa, anëtar i Kryesisë së PDK-së, ka reaguar ndaj deputetit të VV-së, Armend Muja, i cili deklaroi se paga mesatare në Kosovë është 780 euro.

Mustafa shprehet në një postim në Facebook se edhe nëse ka një rritje të pagës mesatare, kjo nuk e kompenzon rritjen e çmimeve. Ai i kërkoi Muja-s të adresojë gjithashtu pagat në sektorin privat.

Postimi i tij i plotë:

Kryetari i Komisionit për Buxhet, Armend Muja, paska folur për rritjen e pagave që kinse paska ndodhur gjatë kësaj qeverie

Ajo që deputeti Muja po e quan rritje të pagave në sektorin publik, nuk ka ka arritur as ta kompensojë rritjen e çmimeve e mos të flasim për përmirësim të pozitës financiare të shërbyesit publik. Madje, paradoksalisht, për disa kategori pagat u zvogëluan në kohën e rritjes së çmimeve.

Në anën tjetër, Deputeti do të ishte mirë të na tregoj diçka rreth pagave në sektorin privat, të cilat kanë stagnuar si pasojë e bllokadës që ka pësuar ky sektor gjatë kësaj qeverie.

Përndryshe, të dhënat e fundit qe janë në dispozicion e radhitin Kosovën në nivelin më të ulët të pagës mesatare në rajon. 

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews