Për shkak të pritjeve të gjata në vendkalimin kufitar në Merdar, Policia e Kosovës ka apeluar te qytetarët që përdorin vendkalimet e tjera kufitare me Serbinë.
Në apelin e policisë thuhet se për shkak të kolonave dhe pritjeve të gjata në dalje në pikë kalimin kufitar në Merdarë, inkurajohen qytetarët që të përdorin pikë kalimet e tjera për qarkullim.
Në përditësimin e fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar bëhet e ditur se në vendkalimin kufitar në Merdar, në dalje të Kosovës, qytetarët po presin deri në pesë orë për të kaluar në anën serbe.