Për aksionin e djeshëm të Policisë së Kosovës ku u mbyllën pesë komuna paralele në veri ka reaguar edhe zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.
Stano, përmes një postimi në rrjetin social X, ka shkruar se hapat e njëanshëm dhe të pakoordinuar nga autoritet e Prishtinës rrezikojnë përshkallëzim të mëtejshëm.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka shpërndarë edhe deklaratën e Zyrës së BE-së, në Kosovë në postimin e tij.
“Deklarata për hapat e fundit të njëanshëm dhe të pakoordinuar në veri nga autoritetet e Prishtinës, duke rrezikuar përshkallëzim të mëtejshëm”, shkroi Stano.