Një shtetas i Kosovës është aksidentuar në Kroaci me një veturë tjetër ku si pasojë ka mbetur i vdekur shoferi derisa gjashtë persona të tjerë janë lënduar.
Media kroate “Index” ka raportuar se aksidenti është shkaktuar nga 40-vjeçari kosovarë i cili ishte me veturën me tabela sllovene. Ai raportohet se doli në korsinë e kundërt dhe përplasi veturën tjetër me targa kroate.
Bëhet e ditur se në spital është duke u trajtuar shoferi kosovar për shkak se ka pësuar lëndime.
Derisa në gjendje kome janë edhe dy pasagjerët një grua dhe një fëmijë të cilët ishin në veturën e tij, po ashtu shtetas të Kosovës.