Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në magjistralen Prishtinë – Pejë, saktësisht në fshatin Gllarevë të Klinës.
Kështu konfirmoi për TelegramNews. zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadi Gashi.
Sipas tij, në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete, derisa njësitë kompetente po i hetojnë shkaktarët e aksidentit.
Sot rreth orës 12:30, Policia është njoftuar për një aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Gllarevë të Klinës, Në këtë aksident kanë qenë të involvuara tri automjete. Të lënduar kanë mbetur tre persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare. Njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaktarët e aksidentit”, ka thënë Gashi./TelegramNews./