Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes katër veturave në Lipjan.
Rastin për Telegram News e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahemti.
Ahmeti tha se dy sa nga automjetet e aksidentuara kanë qenë të parkuara.
“Sot rreth orës 11:00 kemi pranuar informatën se në Lipjan ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 4 automjete. (Dy automjete në lëvizje dy të parkuara). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, tha Ahmeti. /TelegramNews.com.