Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është shprehur i shqetësuar me rastin e gjetjes së pajisjes gjurmuese në veturën e gazetarit Vehbi Kajtazi.
AGK konsideron se ky është një rast i paprecedentë dhe u bënë thirrje autoriteteve të sigurisë që të hetojnë rastin.
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh shqetësim për rastin e gjetjes së një pajisjeje gjurmuese në veturën e gazetarit kosovar, Vehbi Kajtazi. Duke e konsideruar si një rast të paprecedentë, AGK bën thirrje që autoritetet e sigurisë të hetojnë rastin në detaje dhe të zbardhin sa më shpejt rrethanat e kësaj ngjarjeje. AGK do të përcjellë me vëmendje zhvillimet lidhur me rastin në fjalë, deri në sqarimin e tij të plotë nga autoritetet e sigurisë së Republikës së Kosovës.”, thuhet në reagimin e AGK-së.