Kryetari i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Xhemajl Rexha, dhe juristja e medias, Flutura Kusari kanë dorëzuar sot para Gjykatës Kushtetuese komentet e saj në lidhje me Ligjin për Komisionin e Pavarur për Media (KPM).
Në reagimin e AGK-së thuhet se argumentojnë që procedura e ndjekur gjatë ligj bërjes dhe nenet që rregullojnë përbërjen dhe funksionimin e komisionit, definicionin për mediat online dhe këshillin e ankesave janë në kundërshtim me Kushtetutuën e Kosovës dhe cenojnë, ndër të tjera, pavarësinë e KPM-së, të drejtën e lirisë së medias dhe parimin e barazisë gjinore.
Postimi i plotë