AAK mbledh nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme për telashet me ushqimin e ushtarëve të FSK-së

Problemet në Forcën e Sigurisë së Kosovës, konkretisht telashet me ushqimin e ushtarëve që po zgjasin tash e sa ditë, pritet të mbledhin të hënën në një senacë të jashtëzakonshme deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Kjo seancë është thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me mbështetjen edhe të deputetëve të partive të tjera opozitare.

Kërkesën dhe mbledhjen e nënshkrimeve e ka konfirmuar për gazetën online Reporteri.net, deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, që është edhe kryetar i Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes

“E kam dorëzuar kërkesën. Janë mbledhur nënshkrimet dhe besoj të hënën në ora 12:00, do të mbahet seanca. Do të diskutohet për të gjitha problemet në FSK-në por me theks të vecantë problemin me ushqim që po zgjat qe disa ditë.”, ka konfirmuar Berisha.

Ai tha se gjithashtu do të propozohet edhe një rezolutë.

“Do të propozojmë edhe një rezolutë që të plotësohen të gjitha kushtet e nevojshme të funksionimit të ushtrisë dhe mos të ketë nevojë të debatohet për këtë cështje.”, ka treguar Berisha.

Se ushtarët e FSK-së rrezikojnë të mbteten pa ushqim sot e ka konfirmuar edhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, përmes një letre drejtuar ministrit të Mbrojtjes, Ejup Macedonci. Ai o ka shprehur shqetësimet e tij për mungesë të ushqimit për ushtarët. Në letër Jashari f;et për të gjitha vështirësitë që po i hasin ushtarët në këtë proces.

Në letrën e publikuar nga Insajderi, komandanti i FSK-së, thotë se kuzhinierët e institucioneve të tjera, kanë njoftuar se nga 11 tetori nuk do të shkojnë nëpër kazerma.
Madje, Jashari ka alarmuar për rrezikun e helmimit dhe përhapjes së infeksioneve.

“Të nderuar, Me datën 07.10.2024 ju kam njoftuar lidhur me shqetësimet e shërbimit me ushqim për personelin e FSK dhe kam kërkuar që të merrni të gjitha masat, konform legjislacionit në fuqi, që t’i jepni një zgjidhje çështjes së ushqimit në mënyrë që FSK të vazhdojë realizimin e planifikimeve të saj. Sipas raporteve të fundit (me të cilat jeni edhe ju të njoftuar) në njësitë e FSK-së janë paraqitur shqetësime lidhur me shërbimet me ushqim, konkretisht me kuzhinierë (vonesa të ndryshme dhe ka raste kur nuk paraqiten në punë). Përveç mungesës së personelit të kuzhinave, e që ka ndikim në kualitetin e ushqimit dhe probleme të furnizimit me artikuj ushqimor, kemi edhe probleme sanitare, e kjo e fundit paraqet rrezik në helmimin dhe përhapjen e infeksioneve tek personeli i FSK- së”, thuhet në kërkesën e tij.

Sipas tij, krejt këto probleme po ndikojnë në kryerjen e detyrave. Komandant Jashari ka lënë të hapur mundësinë për pezullimin e të gjitha aktiviteteve.

“Të gjitha këto probleme ndikojnë për FSK-në, në kryerjen e detyrave operacionale për përmbushje misionit, kurseve zhvillimore, stërvitjeve fushore dhe aktiviteteve tjera, konform planifikimit“.

“Për më tepër, personeli në kuzhina të cilët janë të angazhuar nga institucionet tjera, kanë deklaruar që deri me datën 11.10.2024 do të paraqiten në punë, pastaj nuk do të paraqiten në kuzhinat e FSK-së“.

Tutje, Komandant i FSK-së foli për secilën gradë të personelit duke treguar se sa racione iu duhet të konsumojnë gjatë kohë se janë në punë.
“Bazuar në legjislacionin në fuqi ndër të tjerat shprehimisht parashihet: Personeli i FSK, rekrutēt, kadetët kanë të drejtë në një (1) racion të ushqimit gjatë orarit të rregullt të punës; Pjesëtari, i cili është në shërbim/detyrë më gjatë se orari i rregullt i punës dhe koha e qëndrimit në detyrë është më shumë se dymbëdhjetë orë (12h), por jo më gjatë se gjashtëmbëdhjetë orë (16h), ka të drejtë në dy (2) racione të ushqimit, Pjesëtari aktiv i FSK-së, i cili është në shërbim/detyrë njëzet e katër orë (24h) pa ndërprerë, ka të drejtë në tri (3) racione të ushqimit, Pjesëtari aktiv i FSK-së, i cili është në shërbim kujdestarie njëzet e katër orë (24h) dhe pjesëtari i fushës së specializuar që merr pjesë në operacione, trajnime të veçanta që kërkon aktivitet të lartë fizik kanë të drejtë edhe për ushqim shtesë“

Komandanti i FSK ka kërkuar nga Maqedonci e Dugolli që t’i jepen udhëzime se si të veprojë më tutje, në të kundërtën do të duhet të ndërpresin të gjitha aktivitete.

“I nderuar z. Ministër dhe z. Sekretar, bazuar në atë që u cek më lartë ju lutem të jepen udhëzimet e duhura se si do të veprohet nga data 11.10.2024 e tutje. Pasi që, mos paraqitja e personelit nga institucionet tjera në kuzhinat e FSK-së, vonesat në furnizim me artikuj ushqimor dhe sanitar dhe rreziqet për pasoja shëndetësore do të na detyrojnë që të marrim masat për ndërprerjen e të gjitha aktiviteteve e planifikuara dhe të funksionojmë vetëm me staf esencial“, thuhet në letrën e Jasharit për Ministrinë e Mbrojtjes.

Pas letrës së Jasharit, ka reaguar edhe Ministria e Mbrojtjes. Në këtë reagim, ministria ka thënë se letra në fjalë është në vazhdën e komunikimit të zakonshëm ku raportohen vështirësitë të cilat hasen gjatë procesit të furnizimit me ushqim të FSK-së.

“Letra drejtuar Ministrit të Mbrojtjes nga Komandanti i FSK-së është në vazhdën e komunikimit të zakonshëm ku raportohen vështirësitë të cilat hasen gjatë rrugës, dhe sigurisht se ndërtimi i kapaciteteve të vetqëndrushmërisë sa i përket ushqimit nuk është një proces pa vështirësi. Përgjatë kësaj periudhe kalimtare do të ndërmirren masat për të siguruar vazhdimësinë e ofrimit të këtij shërbimi. Ushtarakët nuk do të mbesin pa ushqim, këtë ua garantojmë pjesëtarëve të FSK-së.”, është thënë në reagimin e ministrisë.

Ndër të tjera, ministria ka vlerësuar se nuk ka mungesë të ushqimit dhe as të cilësisë.

“Të gjitha kazermat e FSK-së janë funksionale dhe po shërbehet llojllojshmëri shujtash pavarësisht nga jo që po tentohet të propagandohet në disa medie dhe rrjete sociale. E vërteta është se nuk ka mungesë të ushqimit dhe as të cilësisë, pasi të njëjtat produkte bazë përdoren në çdo shtëpi në Kosovë, e vetmja gjë me të cilën po përballemi është mungesa në numër e stafit teknik, pasi kuzhinierët veçse i kemi angazhuar në këtë periudhë si rezultat i marrëveshjes me Qendrën Sutdentore si dhe Shërbimin Korrektues të Kosovës. Ky problem do të zgjidhet sapo të mbyllet konkursi për pranimin e stafit profesional vetanak, konkurs ky që është hapur dhe çdo procedurë do të përfundoj në afat prej 45 ditësh”, është thënë në reagim.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews