Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, e ka vizituar drejtoresha e Shërbimeve Globale të Pacientëve, Yoel Har-Even – VB, për çështje globale, Mika Maram.
Sipas njoftimit, në këtë takim ajo ka qenë e shoqëruar nga ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.
Bëhet e ditur se temë diskutimi ka qenë mundësia ebashkëpunimit në mes SHEBA HOSPITAL dhe SHSKUK-së.
“Gjatë takimit me drejtorin e ShSKUK-së, Elvir Azizi, u bashkëbisedua për mundësi bashkëpunimit në mes të SHEBA HOSPITAL dhe SHSKUK-së. U diskutu poashtu, për organizimin e SHSKUK, gjendjen aktuale, planet për të ardhmen si dhe nevojat”, thuhet në njoftimin nga ShSKUK-ja.
Teksa pas takimit, mysafirët nga Izraelivazhduan vizitën në Spitalin e ri Pediatrik, ne Klinikën Emergjente dhe në Qendrën Kombëtare të Mjekësisë Sportive./Telegrami./co