Një 28-vjeçar i identifikuar si Kristo Biba, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar nga policia në Lezhë.
Ai u arrestua në Shkënkoll në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, me qëllim ekstradimin në Spanjë, raporton Policia e Shtetit.
Gjykata e Tarragonës, në Spanjë, me vendimin e datës 28.05.2024, i ka caktuar Bibës, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.
Interpol Tirana dhe Interpol Madrid po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e të dyshuarit.