Rukiqi: Projekti i LDK-së për centralin me gaz ka ngjallë interesin e administratës së Trump

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet, Berat Rukiqi, ka komentuar projektin e partisë së tij për ndërtimin e një centrali me gaz, duke theksuar se ky projekt ka tërhequr vëmendjen e administratës së re amerikane dhe ka krijuar mundësi për një komunikim të ngushtë mes Kosovës dhe SHBA-së.

Rukiqi gjithashtu ka potencuar rëndësinë e politikës së jashtme dhe ndikimin që ka ajo në sigurinë kombëtare, duke përmendur mbështetjen amerikane si një faktor kyç për zhvillimin e Kosovës.

“Sektori i energjisë, në këtë rast projekti me gazë apo centrali me gazë ka ngjallë interesin e administratës së re në Amerikë, dhe si rrjedhojë e kësaj ka ngjallë edhe një komunikim të shëndoshë me administratën e re sa i përket planave të LDK-së për të ardhmen e vendit. Pastaj te siguria kombëtare përveç pjesës së energjisë normal është edhe pjesa politikes së jashtme”, ka deklaruar Rukiqi në Debat Plus.

“Sot dhe në ditët e kaluara kemi pasur një varg të çështjes që lidhen me politikën e jashtme amerikane dhe kanë prek edhe Kosovën ka të bëj me ndihmën e jashtme. Thuhet se çdo ndihmë e jashtme e SHBA-së për vende të tjera në të ardhmen është e lidhur me politiken e jashtme amerikane pra sa një vend është në përputhje me politikat amerikane, me interesat strategjike të SHBA-së”, ka deklaruar tutje ai.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews