Kurti: Kemi punësuar njerëz sa katër stadiume Fadil Vokrri të mbushur me njerëz

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sërish pretendoi përmirësim të gjendjes së sigurisë dhe asaj socioekonomike përgjatë katër viteve të fundit.

Kurti theksoi se ndonëse ka individë të pakënaqur, ata nuk janë të pakënaqur për shkak të varfërisë apo papunësisë, por “për shkak të lakmisë dhe xhelozisë”.

“Kurrë qytetarët nuk e kanë pasur gjendjen e sigurisë dhe socioekonomike më të mirë. Ka të pakënaqur në studio televizive, po ata jo të pakënaqur se të papunë e varfër, por të pakënaqur nga lakmia dhe xhelozia. Ata s’janë as pakicë, por individ – pra, individ të pakënaqur nga lakmia e xhelozia. Qeveria jonë nuk mund të marret me disa individë të pakënaqur nga lakmia. Ne merremi me shtimin e punësimit dhe uljen e varfërimit.” – tha ai.

Nga tubimi në Prizren, Kurti tha se “për katër vjet, e kemi rritur për gati 23% punësimin në Kosovë.”

“Për katër vjet, e kemi rritur për gati 23% punësimin në Kosovë – tash 430 mijë të punësuar, 80 mijë të punësuar. Katër stadiume Fadil Vokrri të mbushur me njerëz i kemi punësuar. Populli është i kënaqur, e ata analistat e oligarkëve e liderët e partive e opozitarëve – unë nuk mund t’i shëroj ato.” – tha Kurti.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews