Ramush Haradinaj, kandidati për kryeministër i koalicionit Kosova Fituese, ka thënë zonat industriale të vendit janë arterie ekonomike.
Në një postim në Facebook, ai tha se me koalicionin që ai drejton do të ofrojnë kushtet për të gjitha bizneset në vend që të zhvillojnë veprimtarinë e tyre.
“Zonat industriale janë arterie për ekonominë. Me Kosovën Fituese do të krijojmë kushte optimale për bizneset prodhuese, duke ofruar lehtësime tatimore, infrastrukturë moderne dhe qasje të lehtësuar në financa”, ka thënë Haradinaj, derisa ka vizituar një kompani në Suharekë.