Lirohen nga akuza tre të akuzuarit për grabitje e vepra tjera penale

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim lirues ndaj Leotrim Latifit, Adnan Arifoviç dhe Elbasan Shalës, në rastin ku të njëjtit akuzoheshin për grabitje dhe vepra tjera penale.

Në këtë rast, Arifoviç së bashku me Leotrim Latifin dhe Egzon Sheqirin ngarkoheshin për bashkëkryerje të veprave penale duke përfshirë grabitjen, shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm, armëmbajtjen pa leje dhe asgjësimin e pasurisë së tjetrit. Ndërsa, i akuzuari Elbasan Shala ngarkohej me akuzën për dhënie të ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprave penale, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Aktgjykimi u shpall të mërkurën nga kryetarja e trupit gjyqësor Ajser Skenderi, e cila tha se ndaj Arifoviç dhe Latifit ndërprehet masa e paraburgimit.

Kurse, për të akuzuarin Egzon Sheqiri, në seancën e 25 janarit 2025 u bë e ditur se ai gjendet në arrati, për të cilin është lëshuar urdhërarrest, letër-rreshtim vendor dhe letër-rreshtim ndërkombëtar.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren, më 15 nëntor 2021, në qytetin e Prizrenit, të akuzuarit Leotrim Latifi, Adnan Arifoviç dhe Egzon Sheqiri, me dashje, kanë tentuar të kryejnë grabitje, por nuk ia kanë dalë ta përfundojnë plotësisht veprën penale.

Në aktakuzë thuhet se: Adnan Arifoviç, i armatosur me automatik “AK-47”, Leotrim Latifi, i armatosur me pistoletë “CZ”, dhe Egzon Sheqiri, me një armë tjetër kanë hyrë me shpejtësi në argjendarinë “Orhani” ku ndodheshin pronari, Orhan Kasemi, dhe djali i tij, Ismet Kasemi, me qëllim të përvetësimit të paligjshëm të arit.

Sipas aktakuzës, Arifoviç dhe Shqiri kanë qëlluar me armë, duke lënduar Ismetin dhe Orhanin.

Me këto veprime, të akuzuarit ngarkoheshin se në bashkëveprim kanë kryer veprën penale “Grabitja në tentativë” nga neni 317, para.1 dhe 4, lidhur me nenet 28 dhe 31 të Kodit Penal.

Në aktakuzë thuhet se të akuzuarit, në vend dhe kohë të njëjtë, pas shkrepjes me armë, duke marrë parasysh se në atë moment të pranishëm kanë qenë edhe një numër i madh i njerëzve, kanë shkaktuar rrezik të madh për jetën e njerëzve.

Me këtë, ngarkoheshi se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356, par.1 e lidhur me nenin 31 të Kodit Penal.

Gjithashtu, sipas aktakuzës, të akuzuarit ngarkoheshin se kanë kryer edhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, par.1 të Kodit Penal.

Sipas aktakuzës, me përdorim të forcës në grup dhe me armë, në mënyrë të kundërligjshme përvetësojnë pasurinë e luajtshme të personit tjetër, ku pas largimit nga vendi i ngjarjes, gjatë ikjes bëjnë aksident. Duke arritur në afërsi të fshatit Lubizhdë, me armë në duar dhe me dhunë largojnë nga vetura tjetër pronarin – të dëmtuarin Salih Shabani, ku më pas me këtë automjet vazhdojnë rrugën për në pompën e derivateve “OK” dhe më pas, me dhunë, të armatosur, marrin një bidon të mbushur me karburant nga punëtori dhe më pas kthehen tek vetura e tyre e tipit “PASSAT”, të cilën e djegin dhe më pas largohen nga vendi i ngjarjes.

Me këtë, akuzoheshin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Grabitja” nga neni 317, par..1 dhe 3 e lidhur me nenin 31 të Kodit Penal.

Aktakuza thotë se duke marrë parasysh lëvizjen e madhe të kalimtarëve dhe qarkullimin e automjeteve, me anë të armëve shkaktojnë rrezik të madh për jetën e njerëzve, ku duke u larguar nga vendi kanë djegur veturën e tyre dhe arrijnë në Suharekë pranë restorantit “Jaffa” dhe ballafaqohen me patrullën policore, ku në ikje nga xhami i pasmë i veturës shtijnë në drejtim të policisë, duke rrezikuar edhe kalimtarëte rastit.

Me këtë, akuzoheshin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356, par.1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal.

Gjithashtu, ata ngarkoheshin se kanë asgjësuar pasurinë e personit tjetër, që tejkalon vlerën 5 mijë euro, me qëllim të zhdukjes së provave, duke djegur automjetin “Polo” të të dëmtuarit Shabani.

Me këtë, akuzoheshin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë” nga neni 321, par.1 dhe 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal.

Ndërsa, i akuzuari Elbasan Shala, ngarkohej se me dashje ka ndihmuar në shmangien e zbulimit ose arrestimit të kryerësve të veprave penale, ku më pas takohet me të akuzuarit Latifi, Sheqiri dhe Arifoviç, ku më pas me automjetin e tij fshehurazi i dërgon në Prishtinë.

Me këto veprime, ngarkohej se ka kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprave penale” nga neni 380, par.2, nënpar.2.9 e lidhur me par.1 të Kodit Penal.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews