Kandidati për deputet nga PDK, Edon Cana ka thënë Rahoveci ka pasur zero mbështetje nga Qeveria aktuale.
Cana ka thënë përgjatë këtyre viteve nuk ka pasur asnjë projekt kapitalin për Rahovecin. Por, Cana ka thënë se me Bedri Hamzën kryeministër Rahoveci shumë shpejt do të ketë qasje në autostradë dhe zhvillim të merituar.
“Kjo rrugë është simbol i neglizhencës dhe braktisjes së Rahovecit, ashtu si gjithë Kosova. Zero investime, zero mbështetje nga Qeveria, asnjë projekt kapital për Rahovecin në këto 5 vite! Me Bedri Hamzën Kryeministër, rrugët e tilla do t’i përfundojmë në afat rekord. Me ne, Rahoveci shumë shpejt do të ketë qasje në autostradë dhe zhvillim të merituar!”, ka shkruar Cana.