Kandidati i PDK’së për deputet, Selver Xhelili, ka thënë se të rinjtë dhe të rejat e Kosovës janë e ardhmja.
Ai ka shtuar se është i përkushtuar të krijojë mundësi për punësim, të mbështes zhvillimin e shkathtësive dhe edukimit cilësor, dhe të siguroj mbështetje për ata e ato të reja që kanë ambicie të ndërtojnë biznesin e tyre.
Postimi i plotë:
Të rinjtë dhe të rejat janë e ardhmja e vendit tonë, Kosovës, dhe është koha që zëri i juaj të dëgjohet më fort se kurrë në Kuvendin e Kosovës. Si kandidat për deputet, angazhimi im kryesor është të përfaqësoj interesat tuaja dhe të siguroj që politikat që do të miratohen do të shërbejnë për një të ardhme më të mirë për brezin e ri.
Jam i përkushtuar të krijoj mundësi për punësim, të mbështes zhvillimin e shkathtësive dhe edukimit cilësor, dhe të siguroj mbështetje për ata e ato të reja që kanë ambicie të ndërtojnë biznesin e tyre. Unë e di që të rinjtë përballen me sfida të shumta, por besoj se me bashkëpunim dhe përkushtim mund të krijojmë një klimë ku secili prej jush të mund të realizojë potencialin e tij e të saj.
Do të jem gjithmonë në krah të jush, duke dëgjuar dhe mbrojtur interesat tuaja. Kam besim se vetëm me një rini të fuqishme dhe të angazhuar mund të ndërtojmë një shoqëri përparuese. Bashkë mund të bëjmë ndryshimin që kërkojmë!
Ma jepni besimin, ua kthej me përgjegjësi e përfaqësim.
VotoPDK
Voto Bedri Hamza
Voto Memli Krasniqi
Voto Selver Xhelili