Policia ka arrestuar 13 persona në Pejë gjatë muajit janar, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Në njoftimin e bërë për media, thuhet se disa prej tyre janë dërguar në mbajtje.
“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor nё Pejё, nga data 01.01.2025 deri me datё 31.01.2025, kanё realizuar urdhёresat e Gjykatёs ndaj pёrsonave tё kёrkuar, duke arrestuar trembёdhjetё persona tё dyshuar Personat e arrestuar, tё dyshuar pёr vepra tё ndryshme penale, shtatё nga tё dyshuarit janё dёrguar nё vuajtje tё dënimit nё qendrat e paraburgimit, ndёrsa gjashtё nga tё dyshuarit janё dёrguar nё seanca gjyqёsore, dhe pasi kanё bёrё pagesën e dënimit (gjobёn) janё liruar”, njofton policia.
Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, do tё vazhdojë me realizimin e urdhёresave tё lёshuara nga Gjykatat kompetente.