“Mbi 500 euro paga minimale”, sa është i mundur realizimi i premtimeve për rritje pagash?

“Në mandatin e radhës paga minimale do ta kemi programin super puna edhe për gratë, kurse paga minimale që e kemi ngritur në 350 euro, nga 130 e 170 sa e kemi gjetur do të bëhet mbi 500 euro”, ka deklaruar kryeministri, Albin Kurti.

Ky është premtimi që kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti e dha të martën në Suharekë.

Por përveç Vetëvendosjes, për rritjes së pagës, qytetarët po mundohen t’i bindin edhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Por këto premtime kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusf Azemit, nuk është duke i besuar.

“Argumenti më i mirë është se këta deputetë janë ata të cilët punëtoret,15 punëtor në Kuvendin e Kosovës para syve të tyre defilonin këta deputet dhe asnjëherë nuk u morën me çështjet e tyre. Këta janë duke bërë një luftë për vetvete në asnjë rast nuk e përmirësojnë pozitën ose kushtet e punëtorëve duke u nisur nga e kaluara. Premtimi i pagës 500 euro është një rren e kulluar e tyre pasi që nga vitit 2011 vetëm në vitin e kaluar ndryshoi”, tha Azemi për Teve1.

Edhe për ekspertin e ekonomisë, Safet Gërxhaliu, rritja e pagës minimale në 500 euro është e vështirë.

“Në qoftë se katër vite e kemi pasur koeficientin 105 euro,tek në vitin 2024 është miratuar një rritje 110 atëherë si mund të pritet që paga minimale të jetë 500 euro apo do të jetë më e lartë, pra është vështirë e realizueshme me ketë mungesë të dialogut publiko- privat, me ketë mungesë të mbështetjes të sektorit privat”, ka thënë Gërxhaliu.

Me vendim të Qeverisë së Kosovës, nga muaji tetor paga minimale është 350 euro.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews