Dy persona janë arrestuar për organizim të skemave piramidale në fshatin Cërnicë të Gjilanit.
Policia është informuar për veprimtarinë ilegale e më pas ka kryer kontroll në lokal.
Pas kontrollit, policët kanë konfiskuar një sërë prova.
“Pas një informate të pranuar se në një lokal ushtrohet veprimtari ilegale ‘Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të kundërligjshëm’, pas hetimeve të zhvilluara, më 24.01.2025, është kryer kontrolli i lokalit dhe në të njëjtin janë gjetur dhe konfiskuar; një telefon mobil, një llap top, disa tiketa të lojës KENO dhe disa fletore me shënime të ndryshme”, thuhet në raportin e PK-së.
Pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.