Kandidati nga radhët e PDK-së për deputet, Hilmi Reçica ka publikuar sot një foto me këngëtarin kosovar Mozzikun, të cilin e ka quajtur rep artistin më të mirë të trojeve shqiptare.
“Kënaqësi dhe përjetim i veçantë që në mes të takimeve të shumta, të takohem me Mozzikun, mikun tim dhe rep artistin më të mirë të trojeve shqiptare”, ka shkruar ai.
Reçica po ashtu në rrjetin e tij social Facebook ka njoftuar dhe për tubimet tjera si në Shtërpcë dhe në Shtime
Ndërsa, ka njoftuar se Lloshkobarja, Dremjaku, Kosina, Kosharja e Slivova janë me Bedri Hamzën Kryeministër për një të ardhme më të mirë. “Entuziazmi dhe fryma për ndryshim po ndihet kudo”, ka thënë ai.