Vuçiç e Lajçak diskutojnë “për të ardhmen e dialogut” mes Kosovës dhe Serbisë

Presidenti i Serbisë dhe Përfaqësuesi Special i BE-së po zhvillojnë diskutimeve në kuadër të Forumit Ekonomik në Davos të Zvicrës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka njoftuar në llogarinë e tij në Instagram se ka pasur një “bisedë të hapur” për “sfidat e sigurisë me të cilat përballet populli serb” në Kosovë me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, në kuadër të Forumit Ekonomik në Davos të Zvicës.

“Një bisedë e hapur me Lajçakun për situatën në rajon, veçanërisht për sfidat e sigurisë me të cilat përballet populli ynë në Kosovë, si dhe për të ardhmen e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, ka shkruar presidenti serb të martën, duke shtuar së pret nga shtetet anëtare të BE-së “të forcojnë angazhimin dhe ndikimin e tyre” në Kosovë.

Lajçaku do të mbajë postin e mediatorit deri në fund të janarit 2025. Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, pritet të zgjedhë diplomatin danez, Peter Sorensen, në postin e e emisarit special për dialogun Prishtinë-Beograd.

Ndryshe, pavarësisht se Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje në vitin 2023, fillimisht në Bruksel, pastaj në Ohër, dhe përkundër insistimit të diplomatëve perëndimorë se Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit janë ligjërisht obligative, ajo nuk është zbatuar akoma, derisa tensionet mes dy fqinjëve vazhdojnë të rriten.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews