Komandanti i KFOR-it pret Kryevëzhguesen e BE-së, diskutojnë sigurinë dhe zgjedhjet

Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani, ka mirëpritur në kampin në Prishtinë kryevëzhguesen e Misionit të Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve, deputeten franceze Nathalie Loiseau.

Sipas njoftimit të KFOR-it, gjatë takimit u diskutuan tema të ndryshme që lidhen me sigurinë e qëndrueshme në Kosovë, stabilitetin rajonal dhe përpjekjet e Misionit të BE-së për të siguruar një proces zgjedhor transparent dhe demokratik.

“Gjeneralmajor Barduani nënvizoi përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, pavarësisht nga përkatësia etnike, gjinia, feja apo përkatësia politike”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, KFOR-i theksoi se vazhdon të zbatojë mandatin e tij sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, duke kontribuar në ruajtjen e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët dhe komunitetet e Kosovës, si dhe garantimin e lirisë së lëvizjes.

“KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, theksohet më tej në njoftim.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews