Në ditën e pestë të fushatës: Opozita shpalos programet, Kurti vazhdon me ofendimet

Në ditën e pestë të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit, opozita ka përfaqësuar masovitet të madh elektoral simpatizantësh nga kampet e veta, duke treguar interesimin për ndryshime  dhe kjo pasqyrë refkeksioni është parë në Viti me PDK-në, në Lipjan me LDK-në, në Klinë me AAK-NISMA,  ku partitë tradicionale kanë shpalosur programe, derisa Vetëvendosja me Kurtin në krye , kanë vazhduar ta tërheqin elektoratin e vet me ofendime  dhe sjellje jashtëprogramore ndaj rivalëve opozitarë.

Analisti i  gazetës Telegram News, Selatin Retkoceri  ka përshkruar ditën e pestë të zhvillimit të fushatës zgjedhore  duke treguar momentet kryesore të këtyre zhvillimeve  duke  sjellur  gjendjen reale të dinamikës elektorale dhe lidhur me këtë ai thotë: “Në ditën e pestë të fushatës  zgjedhore, opozita shpalosë programet zgjedhore, pozita vazhdon të shajë e mallkoj opozitën që nuk po i kundërvihet. Vetëvendosja fushatën e sotme e filloi me një veprim antikushtetues dhe antiperëndimor ku Ministri i Punëve të Brendsjme Xhelal Sveçla e urdhëroi drejtorin e policisë, për të ndërmarrë një aksion rrufe në 10 komuna me disa zyra paralele serbe, që siç tha Qeveria, qëllimi ishte mbyllja e zyrave paralele të Serbisë që punojnë që nga paslufta e deri tani. Aksionet e policisë  që dolën se u zhvilluan pa lejen e Prokurorisë së shtetit , morën reagimet ndërkombëtare veçmas nga BE, e siç doli me reagim Prokuroria tha se pranë saj nuk ishte deponuar asnjë kërkesë për leje kontrolli apo mbylljeje të këtyre zyrave dhe sipas të gjitha argumenteve krejt do të ishte në rregull nëse  kjo punë  do ishte bërë ta zëmë para 4 viteve dhe jo duke shkelë ligjin.

Vetëvendosje sot ka mbajtur tubim me qytetarët e Podujevës, ku ka vazhduar fyerjet, sharjet, linçimet, thirrjet për përballje  jashtëprograme dhe sulme verbale, kërkesë kjo që me shumë gjasë nuk do ti përmbushet z.Kurti. Diçka që ka ra në sy gjatë ditës së djeshme dhe të sotme janë vetëm disa gafe si: Piskamat dhe gjuha e paartikuluar e Kryeministrit në secilin takim që po merrë pjesë, Mungesa e programit zgjedhor dhe pamundësia për të folur për dështimet e mëdha që i kanë pas për këto katër vite. Gafet e ministrave dhe deputetëve që ranë në sy: Fatmire Kollqaku premton pushime me pagesë të nënave lehona që janë të papuna. Ministrja Arbërie Nagavci pas skandalit me këndimin e këngës së Kaçanikut, vazhdoi me gafën tjetër edhe më të madhe: Ajo hoqi dorë nga ndërtimi i 160 çerdheve, duke i punësuar gjyshet dhe gjyshërit nëpër shtëpitë e veta, ku ata duhet të angazhohen në rolin e dadove për t’u kujdesur për nipërit e mbesat, duke ua siguruar atyre nga një pagë nga Qeveria, si kompensim për angazhimin në kujdesin për fëmijët, derisa të kthehen prindërit nga puna. Kulmi i poshtërsisë arriti me diskutimin e ministres së drejtësisë Albulena Haxhiu në Podujevë ku ndër të tjera tha: Analistët dhe opinionistët në disa nga televizionet private të oligarkëve janë “tërbuar”, secili nga ne e di se cila nga shtazët shtëpiake por edhe të egra “tërbohen”!

Bedri Hamza në Viti, takon bizneset prodhuese dhe pensionistët, u premton rritje pagash dhe trajtim shtetëror

Kandidati për kryrministër nga PDK Bedri Hamza ka vizituar Vitinë ku fillimisht ka takuar bizneset prodhuese, me të cilët ka shfletuar programin e tij qeverisës ku parashihen ndihma, subvencione, grante dhe lehtësira tatimore për të gjithë ata që do të merren me prodhim dhe industri përpunuese. Vizita vazhdoi tek pensionistët të cilëve ju premtoi rritje të pensioneve për të gjitha kategoritë. Tubimi me qytetar u koncentrua në shfletim të programit pa u marrë fare me pozitën dhe qeverisjen e keqe katër vjeçare.

Në Viti të Anamoravës ku prin sektori i bujqësisë dhe investimi i diasporës shqiptare, Bedri Hamza i ka kushtuar rëndësi të veçant kujdesit  zhvillimor të rajonit anamoravas nga qeveria e tij, nëse ai fiton zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga PDK, ka shpalosur  programin e zhvillimit ekonomik të tij në Viti, duke lënë të kuptohet se ai ka vizion të daljes së shtetit nga kriza e bllokimit financiar ku investimet kapitale  kanë dështuar në një mandat katër vjeçar të Qeverisë Kurti.

Lumir Abdixhiku i LDK-së i premton Lipjanit zhvillim edhe më të madh se që është arritur me mjete vetanake të komunës

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me Lumir Abdixhikun vizitoi Lipjanin ku u prit nga Imri Ahmeti dhe shumë aktivistë partiakë. Në Lipjan u vizitua projekti i nënkalimit dhe parkingut nëntoksorë që u vlerësua si një projekt i të ardhmes së Lipjanit. U vazhdua me disa lagje të Prishtinës ku u prezantua programi ambicioz i LDK-së për ta bërë Prishtinën qytet shumë më të mirë, por edhe Kosovën ta zhvilloj dhe ta inkuadroj në mesin e vendeve të BE-së ku gjeografikisht e ka vendin.

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga LDK, ka shpalosur vizionin e tij për zhvillimin e Lipjanit, ndonëse projekti i nënkalimit, është bërë kryesisht me mjetet vetanake të Lipjanit.

Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj, priten me masovitet të madh në Klinë, premtojnë zhvillim e jetë më të dinjitetshme për qytetarët

Koalicioni AAK-NISMA kanë zhvilluar  fushtë elektorale në Klinë ku kryetari i komunës Zenun Elezaj u kujdes të organizoj një tubim madhështor. Si në tubimet tjera edhe këtu spikati kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj dhe kryetari i  NISMA-s Fatmir Limaj që secili në fahun e vet, paraqiten pjesë nga programi zhvillimor i këtij koalicioni për katër vitet e ardhme. Edhe dita e pestë e fushatës u dominua nga opozita dhe konsiderojmë se vazhdimi do të jetë edhe më i rëndëpër pozitën të cilës i ka humbur “rruga në oborrin e vet”. /Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews