Kandidatja për deputete e PDK-së, Aurora Berisha, ka vazhduar takimet me elektoratin, ku ka prezantuar programin e PDK-së.
Në ditën e pestë të fushatës zgjedhore, ajo ka marrë mbështetje edhe nga banorët e fshatit Polluzhë të Komunës së Drenasit.
Ajo ka bërë me dije se në këtë takim është parë një mobilizim masiv i qytetarëve në mbështetje të vizionit të PDK-së.
Sipas tij, vetëm PDK-ja dhe Bedri Hamza janë shpresë për Kosovën.
“Mobilizimin masiv qytetarë në mbështetje të vizioni të PDK-së po e hasim në çdo fshat dhe qytet të Kosovës. Kjo frymë e jashtëzakonshme u konfirmuar edhe në takimin e sotëm me banorët e fshatit Polluzhë. Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Bedri Hamza, dhe programi i tij për zgjedhjet e 9 shkurtit janë shpresë për qytetarët, bizneset dhe për Kosovën”, ka shkruar Berisha në profilin e saj në “Facebook”.