26 vjet nga masakra e Reçakut

Sot Kosova përkujton  26 vjetorin e masakrës së Reçakut, ku u vranë mbi 45 civilë të pafajshëm shqiptarë dhe në po këtët ditë më 15 janar 1999, Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, e cilësoi masakrën e Reçakut si krim kundër njerëzimit.

Në orët e hershme të mëngjesit të 15 janarit Reçaku u zgjua i rrethuar. Sipas dëshmitarëve, aty rreth orës 6:30 forcat serbe me artileri të rëndë kanë filluar të bombardojnë fshatin. Pas ndërprerjes së bombardimeve, forcat serbe janë futur në fshat dhe kanë filluar bastisjet.

Masakra e Reçakut tmerroi botën dhe zgjoi ndërgjegjen e diplomacisë botërore duke u mobilizuar për Kosovën. Tmerret e shkaktuara në fshatin Reçak sollën në vëmendje gjithë botën e civilizuar dhe shpalosi të vërtetën rreth planit gjenocidal të ish-kriminelit Sllobodan Millosheviq.

Pas  masakrës së Reçakut, problemi i Kosovës u trajtua në Konferencën ndërkombëtare në Rambuje ku Millosheviq nuk i pranoj kushtet e euro-atlantike , pas të cilave NATO ndërmori sulme mbi caqet serbe në Kosovë dhe Serbi.

Reçaku atëbotë kishte zënë vend në mediat dhe kancelaritë e shteteve më me ndikim në botë. Ish sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright, e kishte dëgjuar lajmin dhe ishte zgjuar me ankth se ç’do t’i sillnin orët në vijim Kosovës.

Ndërkaq, shefi i misionit të OSBE-së, William Walker kishte shkuar në vendin e krimit shumë shpejt dhe kishte drejtuar gishtin nga lugina e masakrës duke e përcaktuar krimin me tri fjalë: krim kundër njerëzimit.

Pas masakrës së Reçakut, rifilluan luftimet 48 orësh mes UÇK-së dhe forcave serbe për marrjen e kufomave. Serbia donte t’i zhdukte gjurmët e krimit, por kjo tentativë e tyre dështoi. Bota e pa krimin.

Me rastin e shënimit të ditës së përkujtimit dhe nderimit të viktimave të masakrës së Reçakut, dita e nesërme (e mërkurë), më 15 janar 2025 shpallet ditë pushimi në Komunën e Shtimes.

Në orën 08:30 do të mbahen homazhe nga niveli komunal në varrezat e Dëshmorëve në Shtime, Molloplc dhe Reçak.

Ndërsa, në orën 10:00 do të ketë homazhe nga krerët e shtetit në Kompleksin Memorial në Reçak.

Ndërkaq, Akademia Përkujtimore në orën 11:00, në Shtëpinë e Kulturës në Shtime.

Po ashtu në këtë ditë për shënimin e 26 vjetorit të masakrës së Reçakut, do të mbahet finalja e turnirit memorial “Ditët e Reçakut”, si dhe në orën 17:00, do të mbahet ekspozita tradicionale “Çmimi William Walker”, në Shtëpinë e Kulturës.

Ç’thotë i mbijetuari i  masakrës së Reçakut, Ramë Shabani dhe si i shpëtoi ai masakrës?

“Jam Ramë Shabani, nga fshati Reçak. Më 15 janar 1999, në orën 06.45 minuta, janë dëgjuar krisma pushkësh në fshat. Nëna më tha çohu se po ndodh diçka e keqe. Jam zgjuar shpejt. Në shtëpi me mua kanë qenë babai, nëna dhe gruaja e axhës.

Në atë moment jemi zgjuar të gjithë dhe kemi hyrë në shtëpinë e Sadik Osmanit, se ajo ishte me bodrum, por edhe e kishim malin afër dhe prej aty mund të iknim më lehtë. Në atë shtëpi ka pasur pleq, gra dhe fëmijë.

Së pari kanë nisur me granatime në vendin “Podi i Gështenjave”. Pas granatimit të fshatit kanë ardhur forca të mëdha serbe dhe na kanë nxjerrë jashtë. Në oborr na kanë marrur gjithçka që kemi pasur në xhepa.

Në oborrin e Sadikut ka pasur edhe policë të uniformuar, paramilitarë, por edhe civilë serbë, e në të gjitha antë ka pasë policë dhe paramilitarë. Ka pasur njerëz edhe me maska  dhe me fytyra të lyera  dhe kanë qenë me lloj-lloj simbolesh, e pas pak na kanë shtrirë përtoke. Mua më kanë rrahur ratë. Ndërkohë, që polici i cili më rrahu, rrinte afër meje dhe është dëgjuar  se dikush e thërriste në radiolidhje.

“A mbaruat punën”? Dëgjohej zëri në radiolidhje.

“Po”, i tha.

“Sa janë” e pyeti?

Ai na numëroi dhe i tha:

“Janë mbi 30 vetë”.

“Lëshoji”, i tha .

Dhe në ato çaste menduam se  vërtet do na lëshonin, sepse rrahur na kishin mjaftueshëm.

Ne jemi nisur përpjetë dhe kemi ecur. Unë mbeta i fundit në resht, sepse nuk mundtë ecj anga rrahjet që më kishin bërë. Tek ecnim pashë se nuk na vinin pas dhe u  kam thënë shpërndahuni se nuk i kemi pas …

Në atë moment ndodheshim në një lëndinë të vogël, e pak më larg prej saj ishin do kaçuba dhe në atë moment jam ulur se nuk më mbanin këmbët. Afër meje ishin Sadiku, Osmani dhe Bilalli.

Sapo jam ulur, një polic doli nga pusia e na ka bërtitur serbisht duke na thënë, “çka po pritni ju këtu, pse nuk shkoni përpjetë”?

Në atë moment kemi nisur të ikim të shpërndarë kush kah kemi mundur dhe ai ka shtënë në mua dhe në tjetë e i vrarë ka mbetur Sadik Osmani dhe Bilalli. Ka shtënë edhe në mua dhe  për fat teshat e mia janë shpuar, por në trup s’më ka qëlluar asnjë. Në vrap e sipër më kanë hetuar policët që ndodheshin në pizgauer dhe ata kanë lëhuar edhe një rafal kah unë dhe jam hedhur në tokë e asnjë plumb nuk më kapi. Në atë vend kam qëndruar deri në mbrëmje e serbët janë tërhequr kah mbërmja…

Atë ditë shqiptarët kishin mbetur të vrarë në “Kodrën e Bebushit”, në Mëhallën e “Begajve” dhe në “Çestë”, pra të vrarë kish pasur në tërë Reçakun.

Pas iftarit, në fshat flitej vetëm për të vrarë e masakruar, e grumbulli më i madh i të vrarëve ishte 25 vetë, kurse të tjerët vende-vende e gjithsej të vrarë ishin 45 vetë…”, ka treguar historkun e asaj dite të tmerrshme Ramë Shabani, i mbijetuari i masakrës së Reçakut./Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews