Haradinaj: Suhareka, model i qeverisjes me vizion dhe përkushtim

Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka potencuar udhëheqjen komunale të Suharekës si një shembull i qeverisjes efektive dhe të suksesshme.

Ai theksoi se qyteti i Suharekës është shndërruar në një qendër të zhvillimit ekonomik, falë udhëheqjes vizionare të Bali Muharremajt.

“Suhareka është shembulli i gjallë se si duhet të qeveriset – me vizion, përkushtim dhe partneritet të ngushtë me sektorin privat. Nën udhëheqjen e Bali Muharremajt, ky qytet është shndërruar në qendër të zhvillimit ekonomik. Ujëmbledhësi i Dragaqinës, stadiumi i ri dhe ngrohtorja qendrore nuk janë thjesht premtime – janë projekte konkrete që do të realizohen për një cilësi më të mirë jetese.

Ekipi ynë për Kuvendin e Kosovës – Bali Muharremaj, Albana Bytyqi, Kymete Bajraktari, Samir Bytyqi, Driton Maliqaj, Mensur Selimaj, së bashku me partnerët tanë nga koalicioni Jehona Rrafshi Lumi dhe Murtez Zekolli – është garanci për realizimin e programit tonë për Kosovën ku fitojnë të gjithë. Pjesë e këtij plani, është anëtarësimi direkt në NATO, rritja e pagës minimale dhe pensioneve në 500 euro, pagës mesatare në 1000 euro dhe trefishimi i buxhetit për bujqësi.

Ndërtimi i termocentralit të ri me gaz amerikan do t’i japë fund varësisë energjetike nga Beogradi dhe do të ulë çmimet e energjisë për çdo familje. Pakoja për Mirëqenien e Familjes do të sigurojë që asnjë familje të mos mbetet pa përkrahje. Këto janë planifikime të detajuara për transformimin e Kosovës.

Koha e improvizimeve dhe paaftësisë ka marrë fund. Më 9 shkurt, votoni 137 për Kosovën Fituese – për një shtet me ushtri të fortë, sundim të ligjit dhe prosperitet ekonomik për të gjithë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews