Abdixhiku e fton Kurtin në ballafaqim publik: Le t’i masim idetë, nuk e kam ndërmend në fushatë me u sha

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku e ka ftuar kryeministrin Kurti për ballafaqim publik, ku siç ka thënë ai, do t’i masin idetë për të ardhmen.

Abdixhiku ka thënë se nuk e ka ndërmend që të merret me çështje negative në këtë fushatë. “Mu sha, i kemi disa të tjerë por nuk e kam ndërmend, në këtë fushatë me u sha”, tha Abdixhiku para mediave.

“Nuk merremi me çështje negative në këtë fushatë. Kemi një obligim të madh qytetar dhe ky obligim na thërret për propozime konkrete, për ide se si do të bëhet vendi. Nuk jemi për t’u sharë e përçarë e për tu zhytur në moçalin e madh të pështymave. Jemi për të prezantuar punën e ardhshme të Republikës sepse ne duhet t’u shpjegojmë qytetarëve tanë se për çka qëndrojmë.

Unë e ftoj secilin qytetar, secilin njeri që të vazhdojë t’i përcjellë me kaq masovitet tubimet e LDK-së , në mënyrë që të kuptojmë se çfarë i pret për katër vitet e ardhshme brenda Republikës së Kosovës. E kryeministrin e ftoj edhe në ballafaqim publik, le t’i masim idetë për të ardhmen. M’u sha, i kemi disa të tjerë por nuk e kam ndërmend, në këtë fushatë me u sha”, tha kreu i LDK-së para mediave.

Nga dita e parë e fushatës zgjedhore, kryeministri Albin Kurti në fjalimet e tij ka përmendur vazhdimisht opozitën.

Në takimin e djeshme ai e ka ilustruar LDK-në si ‘mizë’ që po pandeh se po populli po i duartroket.

“Pra, kur ata thojnë që populli po i do, kjo është si ajo miza që lavdohet se njerëzit po e presin me duartrokitje. E ju e dini shumë mirë që me ato duar që duatrokasin çka janë duke provuar t’i bëjnë asaj mize”, ka thënë Kurti dje në tubimin në Pejë.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews