“1.5 miliard euro investime”, Abdixhiku dhe Rama nënshkruajnë marrëveshjen për projektet për Prishtinën

Në një konferencë të mbajtur në Prishtinë, kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe kryetari aktual i kryeqytetit, Përparim Rama, prezantuan një plan ambicioz investimesh në Prishtinë prej 1.5 miliardë eurosh.

Ky program, tha Abdixhiku, “do ta transformojnë jetën në kryeqytet, dhe do t’i japin fund pengesave që burojnë nga përçarja e që nuk ofrojnë asgjë për qytetarët”

“Plot €1.5 miliardë investime për kryeqytetin! Sot, bashkë me Përparimin, prezantuam zotimet e qeverisë sonë për zhvillimin e kryeqytetit dhe nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit për projektet që do ta definojnë të ardhmen e vendit.
Infrastrukturë, sport, kulturë, arsim e shëndetësi! Projekte ambicioze që do ta transformojnë jetën në kryeqytet, dhe që do t’i japin fund pengesave që burojnë nga përçarja e që nuk ofrojnë asgjë për qytetarët”, ka thënë Abdixhiku.

Në këtë konferencë, Abdixhiku, së bashku me Rama, prezantuan projektin e ndërtimit të Unazës së Jashtme të Prishtinës në vlerë 360 milionë euro.

Abdixhiku tha qëllimi i ndërtimit të Unazës së Jashtme është se “shkarkimi i trafikut dhe përmirësimi i qarkullimit në kryeqytet.”

“€360 milionë euro për ndërtimin e Unazës së Jashtme të Prishtinës, për shkarkimin e trafikut dhe përmirësimin e qarkullimit në kryeqytet”, ka bërë të ditur Abdixhiku.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews